“Ai do vetëm para dhe pushtet!”/ Trondit ylli televiziv, zbulon biseda erotike me senatorin amerikan

17/07/2024 08:41

Stephanie Matto, e njohur për pjesëmarrjen e saj në emisionin “90 Day Fiancé”, ka shokuar publikun me rrëfimin e një marrëdhënieje të papritur dhe skandaloze me një senator amerikan.

Në një video të fundit në platformën e medias sociale TikTok, ajo rrëfeu detaje të çuditshme mbi këtë lidhje, duke zbuluar imagjinatën tij seksuale dhe sjelljen e tij të papritur.

Matto, tregon se marrëdhënia e tyre u zhvillua përmes takimeve virtuale, ku ajo kishte edhe situata të çuditshme si të paguarit për të ngrënë ushqim para tij, duke përfshirë edhe Taco Bell.

“Sot vendosa të ekspozoj pak “dirty talk” (bisedë e pisët), për këtë burrë, pasi e pashë në lajme duke mbështetur diçka që unë si grua thjesht nuk mund ta toleroj”, tha Matto në videon e saj të fundit që shpejt u bë virale.

Matto detajoi se marrëdhënia e tyre ishte ekskluzivisht online, duke u përfshirë në takime virtuale dhe përdorimin e llogarive të fshehta për të komunikuar. Ajo gjithashtu shpjegoi se kjo lidhje u bë më e komplikuar kur ajo e pyeti atë për politikat e partisë së tij, dhe u ballafaqua me përgjigjen e papritur të senatorit.

“Ma tregoi diçka kaq të pa pranueshme dhe shqetësuese. Më tha se nuk i intereson politika, njerëzit, apo gratë. Interesi i tij ishte vetëm për paratë dhe pushtetin që ato sjellin”, shtoi Matto.

Ajo gjithashtu tha se kishte momente të tensionuara në marrëdhënien e tyre, duke përfshirë edhe kërcënime të tilla si deportimi i një anëtari të familjes së saj, pasi ajo kishte vendosur të zbulonte identitetin e tij në rrjet. /TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA