Krijimi i nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik/ Shalsi përplaset me Spahon: S’do të operojë mbi baza bipartizane! Deputeti i PD: Lëvizje tipike politike

16/07/2024 14:34

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, kryetari Eduard Shalsi tha se duhet të hapet një marrëdhënie e re mes Parlamentit dhe KLSH-së.

Shalsi foli edhe për iniciativën e ngritjes së një nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”.

“Nuk do të jetë një nënkomision që do të operojë mbi baza bipartizane. E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë. Jemi në një proces shumë interesant për të ngritur raportin e Parlamentit me KLSH-në në një nivel të ri bashkëpunimi nga i cili ato që duhet të përfitojnë duhet të jenë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi Shalsi.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Edmond Spaho tha se krijimi i këtij komisioni është lëvizje tipike politike nga ana e Shalsit.

“Zutë në gojë edhe një iniciativë për të përmirësuar metodikën e raportimit të këtij institucioni në kuvendin e Shqipërisë, jam plotësisht dakord të futen gjëra të reja de të përmirësohen marrëdhëniet, por më duket jo e përshtatshme t’i përziejmë me raportin vjetor të KLSH, kemi kohë të gjatë që diskutojmë herë midis nesh herë në ambiente të mbyllura, dihet që Kuvendi ende nuk ka marrë vendim për këtë, për krijimin e nën komisionit, madje ju thatë që ky komision nuk do të jetë politik, por nga propozimi i bërë në tentativën tuaj, vë re një lëvizje tipike politike, ditën që do të dorëzohej e nxorët me bashkëkryetar, për të futur influencën politike. Nuk më duhet fare, edhe mua më kanë thënë të bëhem pjesë pa më marrë mendim. Ndërkohë që kam pasur rezerva që në takimin e parë që kemi bërë. S’më duket që problem është mungesa e nën komisioneve, qoftë edhe pak nga ato që KLSH evidenton”, tha Spaho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA