Besimtarët muslimanë vërshojnë në qytetin e shenjtë Karbala për festën e Ashures në Irak (fotot)

16/07/2024 18:42

Besimtarët muslimanë ‘shiit’ vërshonin sot si çdo vit në tempullin e Imam Hussein në qytetin e shenjtë Karbala për të shënuar ditën e Ashures. Pelegrinët celebrojnë ditën e shenjtë në tempujt e Imam Husein dhe Imam Abbas me ceremoni goditjesh kamzhiku dhe imitime të betejave të shenjtorëve.

Ata më tej prekin varrin e Abbasit brenda tempullit  të al-Abbas Shrine.

Besimtari Ali al-Khafaji tha se moti i nxehtë nuk i pengonte ata të vizitonin tempullin e shenjtë:

“Kur vizitojmë Imam Hussein, ne nuk e ndjejmë efektin e motit, qoftë të nxehtin e verës apo të ftohtin e dimrit, temperaturat ishin rreth 40 gradë sot por kjo nuk ishte një pengesë”.

Ndërsa Sayed Reda, i cili kishte ardhur nga Teherani, shtonte:

“Ne jetojmë në Iran, në Teheran. Temperaturat janë të larta por njerëzit përsëri vijnë këtu pasi shtyhen nga dashuria për Imam Hussein, që vjen nga dashuria për Zotin”.

“Të gjitha ushqimet pijet, frutat, dhe çdo gjë për të cilat ka nevojë një vizitor këtu, janë falas, ka dhe vende për të fjetur, banja për t’u larë, të gjitha falas”, shtonte Reda.

Dita e Ashurës ka domethënie të rëndësishme për të gjithë kalendarin islamik si për muslimanët sunni dhe ata shiit.

Teksa për muslimanët shiitë ajo është një ditë zie që kujton vdekjen e nipit të profetit, muslimanët Sunni e ndjekin atë me agjërim edhe lutje të veçanta në xhami prej natyrës së saj shpirtërore.

Por ritet shiite janë shumë më të ndezura me inskenime shumëngjyrëshe të betejave të Imam Hussein dhe ushtarëve të tij, me forcat e Umayiad besnike të Klifit Iazid I.

Beteja e Karbala ndodhi në vitin 680 dhe besohet se ishte një prej faktorëve në ndarjen mes muslimanëve Shiit e Sunni./AFP/

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA