A mund t’i “frenonte” Banka e Shqipërisë Mikrokreditë? Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH: Nuk kishim denoncime, u njoftuam nga…

16/07/2024 21:28

Skema e mashtrimit përmes mikrokredive, është tema e trajtuar këtë mbrëmje në Top Stroy.

Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk mund ti ‘frenonte’ mikrokreditë, teksa u shpreh se nuk ka pasur denoncime.

Sipas tij, BSH është vënë në dijeni për skemat e mashtrimit përmes tyre në 2022, nga Ministria e Drejtësisë, teksa u njoftuan se kishte nisur hetim ndaj disa përmbaruesve.

“Sigurisht që shumat kanë qenë më të larta, por ka ardhur nga fakti se detyrimet janë shumë të vjetra, sigurisht ka llogaritje të interesave dhe penaliteteve që ato mbledhin.

BSH në 2021 ndërmori një hap duke vendosur që penalitetet mund të jenë deri në 30% nga shuma e marrë. Në prill të 2020 ne u vumë në dijeni nga Ministria e Drejtësisë se ka nisur një hetim për disa përmbarues”, tha ai.

“Ne i kemi kërkuar ministrisë që të gremë një grup pune për të qartësuar pozicionin e dy palëve. Ajo që ka ndodhur është që ky grup pune nuk është ngritur, pas inspektimit që ne kishim realizuar. Një nga raportet tona është bërë mjaft publik, dhe janë të gjitha gjetjet që ne kemi pasur. Këto gjetje kanë qenë të karakterit raportues, financiar, nuk kemi pasur gjetje për abuzim të institucionit me klientët e saj”, shtoi ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA