Raporti vjetor i SPAK/ Dumani në Kuvend: Grupet kriminale janë sofistikuar, shqiptarët kanë pozicion dominues në trafikun e drogës

15/07/2024 12:29

Kreu i SPAK, Altin Dumani po prezanton raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për vitin 2023, në Kuvend.

Ai theksoi se hetimet gjatë viti që lamë pas kanë treguar se grupet kriminale janë sofistikuar dhe se shqiptarët kanë pozicion dominues në trafikun e drogës.

“Hetimet e 2023 treguan se grupet janë sofistikuar dhe përfshirë në trafikun e drogave të forta, duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e sofistikuar të cilët operojnë përmes call center, dëmin që u shkaktohet viktimave shkon në milionë euro”, tha Dumani.

Sipas Dumanit, vepra penale e pastrimit të parave është më e zhvilluar në Tiranë, ndërsa trafikimi i drogës është më i pranishëm në Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Kurbin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA