Peshkatarët në Ekuador, nën kërcënimet e bandave për të transportuar drogë me barkat e tyre (fotot)

15/07/2024 19:28

Mes një panorame të mrekullueshme detare dhe rezorteve te luksit ne Salinas, në jugperëndim të Ekuadorit, fshihet një luftë që turistët nuk mund ta shikojnë.
Shumë peshkatarë janë mes kërcënimeve dhe dilemës nëse duhet të transportojnë kokainë me barkat e tyre, apo të lëndohen ose edhe të vdesin nëse refuzojnë.

Grupet mafioze kërkojnë të rekrutojnë peshkatarët për biznesin e tyre, nën kërcënimin e plumbave.

Një prej peshkatarëve të qytezës Santa Rosa në brigjet e  Paqësorit thotë për rrjetin AFP:

“Ata i konsiderojnë si para të gjitha portet, si trafikantët dhe njerëz të tjerë të lidhur me drogat. Këtu mund të duket si qetësi por jemi të rrethuar nga shërbëtorë të njerëzve të keqinj. Duhet të bëjmë kujdes për ato që themi para të tjerëve”.

Një tjetër peshkatar pa dashur te identifikohet, tregon për situatën me gazetarët:

“Janë rreth tre persona që vijnë si ndërmjetës dhe rekrutojnë njerëz si unë apo peshkatarë të tjerë dhe u tregojnë si të lundrojnë me ngarkesat.”

“Në varësi të vendit ku do të shkojnë ndryshojnë dhe çmimet, ka dhe nga ata që ofrojnë  $120,000; fillimisht të japin rreth gjysmën, por asnjë herë nuk dihet nëse do t’i gëzosh ato para. Ndërmjetësi mban një përqindje për vete, dhe më pas ka një tjetër person. Por sado që të ofrojnë në të vërtetë do të marrësh rreth gjysmën, dhe nëse kërkon të gjitha paratë ata vijnë për të dhënë një mësim.”

Komentet e peshkatarëve të Santa Rosa për kërcënimet dhe detyrimin, konfirmoheshin nga admirali i flotës ekuadoriane Boris Rodas Cornejo:

“Kemi zbuluar për fat të keq shumë peshkatarë, kryesisht të rinj, qe përdorin barkat e tyre për transportin e drogave. Bandat përdorin njëfarë mbrojtjeje për ta, si dhe logjistikë për të arritur fillimisht  8,000 deri në 15,000 mije në veri, dhe më pas drejt destiancionit”, tha Cornejo për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/9
Mes një panorame të mrekullueshme detare dhe rezorteve te luksit ne Salinas, në jugperëndim të Ekuadorit, fshihet një luftë që turistët nuk mund ta shikojnë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA