Njeriu më i pasur në Afrikë thotë se ‘nuk zotëron shtëpi’ jashtë Nigerisë (fotot)

15/07/2024 17:56

Njeriu më i pasur i Afrikës, Aliko Dangote, ka habitur shumë nigerianë duke thënë se nuk zotëron asnjë shtëpi jashtë vendit.

Dangote tha se ka dy shtëpi – një në qytetin e lindjes Kano, e në Lagos – ndërsa jeton me qera sa herë vjen në kryeqytetin Abuja.

Ai ishte listuar më herët nga revista Forbes si njeriu më i pasur në Afrikë për të 13-tin vit radhazi, megjithë vështirësitë ekonomike në vend.

Vetëm vitin që shkoi pasuria e tij u rrit me $400 milionë, duke e çuan shumën totale në  13.9 miliardë dollarë.

Biznesmeni 66-vjeçar besohet se ka bërë pasurinë e tij duke punuar me çimenton dhe sheqerin, ndërsa vitin që shkoi hapi një rafineri nafte në qendrën ekonomike të vendit Lagos.

Në komentet e tij për revistën Dangote Petroleum ai tha se dje se elitat kanë një reputacion për stile ekstravagante jetese, teksa shumë nigerianë të pasur kanë shtëpi në Londër, Dubai apo Atlanta.

Por Dangote, thotë se për momentin dëshiron të shikojë vetëm Nigerinë.

“Arsyeja pse nuk kam shtëpi në Londër apo në Amerikë, është sepse dua të fokusohem te industrializimi në Nigeri. Kam një shtëpi në Lagos, një në shtetin tim Kano, dhe një me qera në Abuja.

Analisti vendas Sani Bala tha se Dangote po jepte një shembull të mirë.

“Nigerianët duhet të orientohet se zotërimi i disa shtëpive nuk është një arritje dhe se paraja është e nevojshme tjetërkund. Dangote ka thënë se ka shitur shtëpinë e tij në Londër në 1996 dhe paratë e shitjes hynë përsëri në biznesin e tij, kjo është mënyra për të vepruar” tha analisti.

FOTO GALERI
1/3
Në komentet e tij për revistën Dangote Petroleum ai tha se dje se elitat kanë një reputacion për stile ekstravagante jetese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA