Nga surpriza e Gjeorgjisë, te dominimi i Spanjës/ Formacioni më i mirë i EURO 2024

15/07/2024 20:20

Pas përfundimit të Kampionatit Europian, Gjermani 2024 tashmë është momenti i analizave dhe përzgjedhjes së lojtarëve më të mirë të këtij turneu.

Faqja e njohur e statistikave “OPTA” ka zgjedhur formacionin më të mirë të këtij Europiani, duke e nisur në portë me portierin e Kombëtares që rezultoi surprizë, Gjeorgjisë, Mamardashvili-n, ndërsa sa i përket ekipit që ka më shumë lojtarë në këtë 11-she padiskutim që e para renditet Spanja kampione me Cucurella-n, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Formacioni më i mirë i EURO 2024:

Gorge Mamardashvili (Gjeorgji); Joshua Kimmich (Gjermani); Marc Guehi (Angli); Manuel Akanji (Zvicër); Marc Cucurella (Spanjë); Toni Kroos (Gjermani); Fabian Ruiz (Spanjë); Dani Olmo (Spanjë); Lamine Ymal (Spanjë); Nico Williams (Spanjë) Cody Gakpo (Holandë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA