Goditi me mjet prerës 29-vjeçarin, arrestohet 69-vjeçari në Malësi të Madhe

15/07/2024 10:02

Një 69-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe, pasi ka goditur me mjet prerës një 29-vjeçar.  

Në pranga ra Gj. P., 69 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Ditën e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ai ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA