FOTO/ Fitore e “dyfishtë” për Lamine Yamal, sulmuesi spanjoll zbulon të dashurën e tij pas triumfit në finalen e Europianit

15/07/2024 13:05

Lamine Yamal ishte padyshim një nga lojtarët më protagonistë të këtij Europiani, që e finalizoi duke ngritur në fund trofeun e lavdishëm.

Por duket se 17-vjeçari spanjoll ka arritur një fitore të dyfishtë, që përveç Europianit, ka fituar dhe zemrën e të dashurës së tij, Alex Padilla.

Ajo është një yll TikTok-u në Spanjë, e cila merr me mijëra pëlqime për postimet që bën.

Prej kohësh përflitej për një lidhje të tyre, teksa çdo gjë është konfirmuar vetëm mbrëmjen e djeshme pas finales së Europianit, me Alex e cila qëndroi afër të dashurit të saj gjatë festës së trofeut.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel