“Dënimin e Apelit të Posaçëm do e ankimoj deri në Strasburg”, Beleri flet nga Rinasi: Më 4 gusht besoj se himarjotët…

15/07/2024 09:36

Fredi Beleri ka folur nga aeroporti i Rinasit, nga ku mbërriti për të fluturuar drejt Athinës e më pas në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se vendimin e dënimit me dy vite burg do ta ankimojë deri në Strasburg.

“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit.

Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht besoj se himarjotët do i japin një përgjigje dhe do reflektohet në rezultatet e votimit.

Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg”, tha Beleri. 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA