26-vjeçari Enea Themollari është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur nga një tritol që u vendos në pallatin ku ai jetonte.
Sipas burimeve, objektiv ishin dy motrat të cilat jetonin me qira në hyrjen përballë, në pronësi të 59-vjeçarit B. B.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit 59 vjeçarit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve, tha në një njoftim policia.
Top Channel