29/12 10:01
Rike Roçi këtë mbrëmje në Top Arena, është ulur përballë Eno Popit, në një intervistë të veçantë.
Ajo rrëfeu momente të veçanta nga jeta e saj, që nga fëmijëria e deri sot.
“Kam qenë delja e zezë e familjes, kam një motër dhe vëlla shumë të urtë, dhe unë kam qenë më mistrecia”, tha ajo për fëmijërinë.
Por Rikja ka folur edhe për dashurinë e saj të parë dhe të madhe…
“Dashuria e parë, ishte me shokun e bankës, kam qëndruar shumë vite, dhe do mbetet dashuria me e madhe sepse në atë moshë do me pastërti. Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Unë ende vijoj të kem komunikim me të, duhemi fort, dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, tregoi ajo.
Top Channel