Tjetër rekord i Yamal pa nisur akoma finalja, adoleshenti i Spanjës ia kalon edhe legjendës Pele

14/07/2024 20:21

Lamine Yamal pritet të jetë ylli i Spanjës që mund të shkëlqejë në finalen e sotme përballë Anglisë, e cila luhet në Berlin.

Ylli i “La Rojas” ka vendosur menjëherë një rekord, pa u shkelmuar ende topi i parë i kësaj finalje.

Në moshën 17-vjeçare e një ditë, Yamal është bërë futbollisti më i ri që starton në një finale të një Europiani ose Botërori.

Ai kështu ka thyer dhe rekordin e legjendës braziliane Pele, i cili në finalen e Botërorit të 1958 ishte titullar për Brazilin në moshën 17-vjeçare e 249 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA