“Plumbi i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”, si paraqitet gjendja e ish presidentit Trump pas atentatit

14/07/2024 07:48

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa fliste në një tubim në Pensilvani.

Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Agjentët e vranë sulmuesin në vendngjarje, thuhet po ashtu në komunikatë.

Emri i tij nuk u bë i ditur, e as motivi i mundshëm.

Trump tha se u qëllua me një plumb që i “shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Ai falënderoi Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për “reagimin e tyre të shpejtë”.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”, tha ai dhe i shprehu ngushëllime familjes së personit të vrarë në tubim.

Agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën Trumpin nga skena me të dëgjuar të të shtënave dhe e larguan me një automjet që e priste.

Trump dukej i gjakosur në njërën pjesë të fytyrës.

Policia e armatosur doli në podium menjëherë.

Trump, kandidat i pritur i Partisë Republikane për president në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, po u drejtohej mbështetësve të tij në Batlër të shtetit të Pensilvanisë, kur ndodhi incidenti.

Media si CNN dhe BBC raportojnë se ai po hetohet si tentativë për atentat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA