Përplasje fizike mes dy konkurrenteve të “She’s On Top”, produksioni i skualifikon menjëherë

14/07/2024 17:42

Me surpriza ka nisur ky episod i kësaj të diele në “She’s On Top”. Dy prej konkurrenteve janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, gjë që solli skualifikimin e menjëhershëm të tyre.

Bëhet fjalë për Xhenetën dhe Sindin. Çdo gjë nisi pas një pyetje provokuese në lojën “E vërtetë apo sfidë”, gjë që më pas solli përplasjen fizike të tyre.

Produksioni vendosi të mos i transmetonte këto pamje, teksa vendimi për skualifikimin e tyre ishte i menjëhershëm, vendim i cili u komentua edhe nga juria, që u quajt si një veprim i turpshëm nga ana e vajzave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA