Kërkoi ndihmë, 19 vjeçarja franceze në Korçë lind foshnjën e saj në ambulancë, fëmija niset drejt Tiranës

14/07/2024 17:46
Foto ilustruese

Një rast i veçantë ka ndodhur në qytetin e Korçës, teksa një 19 vjeçare në muajin e shtatë të shtatzënisë ka kërkuar ndihmën mjekësore.

Në momentin kur ambulanca ka marrë të renë për ta transportuar drejt maternitetit, ajo e ka sjellë foshnjën në jetë brenda ambulancës.

Francezja me iniciale S.F. është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë. Mësohet se foshnja është dërguar drejt Tiranës për shkak të lindjes të parakohshme, megjithatë nga informacionet thuhet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA