Ish Presidenti u plagos gjatë takimit në Pensilvani, Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet

14/07/2024 01:10

Ish-presidenti Donald Trump është i sigurt pas një incidenti në tubimin e tij.

Këtë e bëri të ditur Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së.

“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA