Policia ka arrestuar 42-vjeçarin i cili goditi me gomone një pushues në Karaburun.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shën Jani”, ku 60-vjeçari A. K., mbeti i dëmtuar në këmbë pas goditjes nga helika e gomones.
“Në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë 60-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thotë policia, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel