Fluks makinash drejt bregdetit, Vlora bllokohet nga trafiku i rënduar
14/07/2024 11:02
E diela në qytetin e Vlorës ka shtuar dhe fluksin e makinave që hyjnë në këtë qytet.
Për të përshkuar nga zona e Skelës deri në dalje të tunelit në ujin e ftohtë duhet më shumë se 45 min. Po ashtu rruga transballkanike, Skela, Lungomare kanë fluks automjetesh të cilat i drejtohen plazheve të Vlorës por dhe më në jug të vendit, Orikumit, Dhërmiut Himarës.
Ndërkohë që policia rrugore e Vlorës janë të stacionuar në kryqëzimet kryesore për të normalizuar trafikun nga fluksi i madh i makinave.
Top Channel