Foto Ilustruese

Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër- Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:40, ku ka marrë flakë dhe është djegur një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. K., 26 vjeç.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA