Aksident me vdekje në Dibër, mjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësorin

14/07/2024 12:09
Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Kastriot në Dibër.

29-vjeçari D.N., duke drejtuar automjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj. ku për pasojë ka humbur jetën në spital.

“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA