Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente
Pak mund të mos argumentojnë se pse Lamine Yamal është bërë një nga futbollistët më të përfolur të kohës sonë.
Në moshën vetëm 16-vjeçare, ai ka siguruar një vend si në formacionin fillestar të Barcelonës, ashtu edhe në kombëtaren spanjolle. Ai tashmë mban disa rekorde.
Në Europianin aktual, ai u bë lojtari dhe golashënuesi më i ri në historinë e turneut. Sot, çudia spanjolle feston 17-vjetorin e lindjes dhe së bashku me kombëtaren spanjolle do të luajnë nesër në finalen e Euro 2024. Në fazën e fundit të turneut do të përballen me Anglinë.
Nëse Yamal del në fushë në këtë ndeshje, ai do të vendosë një tjetër rekord, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e Euros. Rekordi aktual i takon Renato Sanches, i cili doli në fushë për Portugalinë në vitin 2016 në moshën 18 vjeç e 328 ditë. Dhe nëse Yamal arrin të shënojë në finale, ai do të bëhet edhe golashënuesi më i ri në një finale të kampionatit kontinental. Rekordi aktual i përket Pietro Anastasit, i cili shënoi për Italinë kundër Jugosllavisë në Euro 1968 në moshën 20 vjeç e 63 ditë.
Top Channel