Tre ushtarë dhe pesë të burgosur raportohej sot se ishin vrarë kur të burgosur të armatosur tentuan të arratiseshin nga institucioni në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Konfrontimi i mëngjesit të sotëm solli shkëmbimin e rëndë të zjarrit që la të vrarë tetë njerëz, tha kolonel Abdiqani Khalaf.
“Elementë të dhunshëm përpiqen të mbjellin terror në burgun qendror,” tha Khalaf, duke shtuar se tetëmbëdhjetë të burgosur dhe tre ushtarë të tjerë kishin mbetur të plagosur në incident.
Zyrtarët thanë se asnjë i burgosur nuk kishte mundur të arratisej.
Forcat e sigurisë thanë se të burgosurit ishin dënuar për akuza të lidhura me terrorizëm dhe anëtarësi me grupin al-Shabab, dhe al-Qaeda. Pasi kishin rënë në zotërim të armëve ata kishin nisur një sulm të orkestruar.
Mediat vendase thanë se organet e sigurisë kishin ndërhyrë në incidentin ku “të burgosur terroristë kishin sulmuar rojet e burgut”.
Al-Shabab është përmendur në media si grupi i armatosur që lufton kundër qeverisë qendrore në Mogadishu prej vitesh, duke kryer disa sulme me bomba dhe armë, shkruan rrjeti AlJaseera nga Lindja e Mesme.
Top Channel