Tre të plagosur dhe të paktën 70 të ndaluar prej policisë është bilanci i një përleshje të dhunshme mes tifozëve të Papanthinaikos dhe atyre të Aek i Larnakas qipriote, ndërsa pamjet tregojnë situatës pas ngjarjes.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, në vendin e ngjarjes janë të përhapura gëzhojat kudo, përfshirë edhe shkopinj.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën, ndërsa po punon edhe për identifikimin e autorit.
Përleshja nisi në afërsi të stadiumit të Panathinaikosit në rrugën Coka dhe vetëm 200 metra larg drejtorisë së policisë së Atikës.
Dëshmitarë okularë thanë se fillimisht mes grupeve të tifozëve u përplasën fizikisht dhe në vazhdim një person ende i pa identifikuar qëlloi disa herë ndaj palës kundërshtare duke plagosur një person, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë nga shkopinj dhe mjete prerëse.
Tre të plagosurit i dërguan në spital dhe ndodhe jashtë rrezikut për jetën.
Panathaniakos dhe Aek Larnakas do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjes për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Top Channel