“Doja t’i thyeja mikrofonin kokës…”/ Habit Kastro Zizo në “Top Arena”: Kush vjen idiot do të dalë më shumë seç ishte

13/07/2024 22:50

Këngëtari Kastro Zizo ka zhvilluar një pyetësor me moderatoren Alesia Bami, në “Top Arena”.

Ai zbuloi disa detaje nga puna e tij, ku gjatë punës në podcast-et e tij ka menduar t’i hedhë në kokë të ftuarit mikrofonin.

Alesia Bami: A është e vërtetë që podcastin tënd ke dashur t’ia thyesh në kokë mikrofonin një të ftuari sepse të shkatërroi nervat.

Kastro Zizo: Jo, por e kam menduar shumë herë ta bej. Nuk e kam bërë asnjëherë, por e kam menduar për shumë të ftuar.

Alesia Bami: Kush ka qenë ky fatkeq?

Kastro Zizo: Nuk e them kush është. Kush vjen tek unë, që ka një farë brumi do të dalë me më shumë, kush vjen idiot do të dalë më idiot seç ishte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA