Shqiptari Renato Kutrici është arrestuar në Notingham të Anglisë, pasi u kap duke u kujdesur në një shtëpi bari, me vlerën që shkonte mbi 170 mijë paund.
39-vjeçari nuk kishte shumë kohë që sapo ishte liruar nga burgu, për të njëjtën vepër penale, teksa avokatja e tij u shpreh se klienti i saj u përfshi në ndërmarrjen e paligjshme nëpërmjet një bande shqiptare, së cilës familja e tij i detyrohej para dhe se ishte thjesht i dëshpëruar dhe donte të kthehej te gruaja dhe tre fëmijët e tij.
Ndërsa hetuesi Dan Scothern tha se Policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në një adresë në Mardling Avenue rreth orës 8:30 të mëngjesit më 11 prill. Ai tha se oficerët trokitën në derë dhe kur nuk morën asnjë përgjigje ata u futën me forcë brenda.
“Kur u futën, i pandehuri qëndronte në korridor me krahët ngritur. Ai kishte veshur doreza kopshtarie dhe ishte i mbuluar me gjethe të gjelbra. Nuk kishte njerëz të tjerë në godinë. Brenda kishte 205 bimë në faza të ndryshme rritjeje dhe secila zonë individuale kishte sistemin e saj me drita, ushqim dhe një sistem ujitjeje. Eksperti i drogës vlerëson vlera e kanabisit, nëse do të shitej do të shkonte nga 57,400 dhe 172,220 paund”, tha prokurori.
Top Channel