Kërkuan shfuqizimin e vendimit të SPAK për sekuestron e automjetit dhe 10 mijë eurove, GJKKO rrëzon kërkesën e Bukurosh dhe Besmir Muja

12/07/2024 10:28

GJKKO ka rrëzuar kërkesën Bukurosh dhe Besmir Muja për të shfuqizuar vendimin e SPAK për sekuestron e makinës dhe parave.

Ata kërkuan shfuqizimin e vendimit të SPAK për sekuestrimin e automjetit tip “Mercedez Benz” dhe të shumës 10 mijë euro.

Rezulton se Bukurosh Muja i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Kukës, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA