Dy shtetas shqiptarë në arrati, të kërkuar nga drejtësia italiane dhe një tjetër i kërkuar nga drejtësia shqiptare, janë prangosur në Angli.

Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër sjell emrat e tre shqiptarëve dhe për çfarë ata akuzohen.

Edmond Arra 34 vjeç, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar është arrestuar në banesën e tij në rrugën Jasmine Grove, në Londër.

Drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim për akuzat e zjarr vënies, dëmtime kriminale, mbajtje arme pa leje, grabitje, dhe goditje personi.

Besnik Zekthi 42 vjeç, është një emri i shqiptarit tjetër arrestuar në Angli si kërkuar i drejtësisë italiane. Ai akuzohet si pjesë e një grupi të organizuar kriminal i përfshirë në trafikun e drogës.

Dorjan Meshi 36 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga zyra e Interpol Tiranës. Ai akuzohet se më  14/02/2020 në aeroportin Nënë Tereza kishte me vete një dokument ID ceke me numër 20692030 në emrin e  Daniel Pelcek, për të cilën kishte dijeni se ishte e falsifikuar. Sikurse bëri tentativë ta përdorte e të krijonte përshtypjes se ishte një dokument i vërtetë e të pranohej më pas.

Disa ditë më parë gazeta Daily Mail i kushtoi një artikull të gjatë shqiptarëve të cilët janë të kërkuar në Europë apo Shqipëri dhe zgjedhin Britaninë e Madhe si vend-fshehje. Në artikull hidhej paralelizmi me Costa del Sol në Spanjë.

“Nëse prej shumë vitesh Costa del Sol është përdorur nga kriminelët britanikë të kërkuar nga drejtësia e vendit të tyre, tashmë Britania e Madhe është duke u përdorur si vend fshehje nga shqiptarët me llogari të hapura me drejtësisë shqiptare apo ato europiane” thotë Daily Mail.

Sipas të dhënave publikuar në këtë artikull zbulohet se në periudhën Janar-Korrik 2024 janë arrestuar me qëllim ekstradimi 30 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkuar në Angli për tu fshehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA