Gjykata e Apelit nëpërmjet njoftimit i kishte kërkuar deputetit Ervin Salianji mundësinë për të ndërruar avokat. Pas kësaj kërkese Salianji ka zgjedhur dy avokatë të tjerë për përfaqësimin e tij, Marash Logu dhe Redi Ramaj.
Salianji akuzohet për kallëzimin që bëri në lidhje me vëllanë e ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe lidhjet e tij me trafikantët e drogës. Në përgjimin që kishte siguruar gazetari Jetmir Olldashi dhe ish-skafisti me pseudonimin Babale dëgjohej një zë, që sipas tyre ishte i Agron Xhafajt dhe që fliste për trafikun e drogës me skaf përtej Italisë.
Pas skandalit, vëllai i Fatmir Xhafajt udhëtoi drejt Italisë për të kryer dënimin dhe nuk doli në publik.
Vlen të theksohet se gjithë prokuroret dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.
Top Channel