Burri në ishullin e largët pa supermarket apo polici, thotë se ‘nuk e ndryshoj kurrë jetën time’ (foto-video)

12/07/2024 17:46

Jerry Smith ka jetuar gjithë jetën e tij në ishullin Smith, Maryland në SHBA, që është banuar prej paraardhësve të tij që prej viteve 1600, por vetëm së fundmi ai është hapur për jetën e tij.

Jerry ka treguar për ekzistencën e tij unike dhe shtëpinë “rrënojë” në ishullin e mbushur me 374 vjet të historisë së tij familjare.

Komuniteti vogël ishullor me vetëm disa qindra njerëz shijojnë aty “paqen” në botën larg zhurmës e rivalitetit të jetës moderne në SHBA.

Vendi ka qenë shtëpia e kolonizatorëve anglezë qe prej shekullit të 16-të, çka dallohet nga theksi i lashtë i banorëve dhe barkat e tyre të gjuetisë së gaforreve.

Aty nuk shikon dyqane të mëdha luksoze apo trafik të ngjeshur nëpër rrugë, teksa banorët kujdesen vetë për njëri-tjetrin duke shperndarë postnë apo mjekimet, duke pasur vetëm një dyqan buke, dhe një zyre postare në miniaturë.

Eksploruesi e producenti amerikan Peter Santenello, me miliona ndjekës në rrjetin YouTube, intervistoi Jerry për një dite duke ilustruar jetën në ishullin Smith, me vizita në komunitetet Tylerton, Rhodes Point, Ewell, e Maryland.

“Këtu është krejt ndryshe nga pjesa tjetër e Amerikës,” thotë Peter për ishullin që gjendet në kufirin mes Maryland e Virginia.

Jerry baba i një fëmije, del cdo ditë në det për peshkim gaforresh.

Ai thotë se të gjithë rezidentët e ishulli ose kanë lindur ose janë rritur aty “ose kanë ardhur për te gjetur një vend me qetësi”.

Qyteti nuk ka supermarket por vetëm një dyqan kashte në plazh që shet ushqime të vogla ose sendet bazë të jetesës.

Kur Jerry ishte i vogël qyteza kishte rreth 600 banorë ndërsa tani është tkurrur në 200. Ai thotë se në ishull nuk ka polici dhe se komuniteti “vetëqeveriset” më së miri.

Shtëpia e Jerry e ndërtuar në 1880, përshkruhet si një rrënojë, me çati të dobët e të rrëzuar nga uragani i fundit që kaloi në zonë.

Por megjithë problemet, Jerry mundohet të qëndrojë pozitiv: “Mund të bësh ç’të duash me jetën tënde. Ti ose do t’i vësh fajin gjërave që të ndodhin, ose do të bësh me ato që ke, dhe përfito më të mirën”.

Jerry i lumturohet pavarësisë së tij dhe thotë se nuk do ta ndërronte me asgjë stilin e jetesës, sepse liria është pasuria e vërtetë: “Askush nuk më tregon se çfarë duhet të bëj, njerëzit vijnë këtu për lirinë, ata pranojnë varfërinë vetëm për të pasur lirinë”.

“Personalisht mendojmë se të gjithë duan të njëjtën gjë, duam një jetë të mirë, duam që fëmijët tanë të lulëzojnë, duam vetëm të jetojmë pa dikë që na tregon çdo pesë minuta se çfarë duhet të bëjmë, e si duhet ta bëjmë.”

FOTO GALERI
1/3
Jerry i lumturohet pavarësisë së tij dhe thotë se nuk do ta ndërronte me asgjë stilin e jetesës,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA