Një i vrarë dhe dy të plagosur në Tropojë/ Humb jetën në spital 24-vjeçari, autori në arrati! 5 të arrestuar për moskallëzim krimi

12/07/2024 10:39

Ka ndërruar jetë në spital një prej të plagosurve ditën e djeshme në fshatin Breg-Lumë të Tropojës.

24-vjeçari Adrian Pepkolaj, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa të shtruar vijojnë të mbeten i vëllai,  Valentin Pepkolaj 32 vjeç dhe Shkelzen Kukaj, 45 vjeç.

Autori i krimit, i identifikuar si Saimir Sadiku 40 vjeç, vijon të mbetet në arrati, ndërsa pesë prej personave që nuk deklaruan krimin janë vënë në pranga nga policia.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA