Një grup studiuesish australianë kanë regjistruar dyshen të bënë arritjen prej rekordesh, pas dy tentativave të dështuara.
Dy vëllezërit luanë notuan përmes lumit të mbushur me predatorë, thonë studiuesit e universitetit australian.
Dyshja u filmua natën duke kaluar shtegun Kazinga në Uganda teksa u regjistruan me dronë.
Një prej tyre është luani i njohur vendas, 10-vjeçari Jacob, i cili thuhet se i ka mbijetuar disa incidenteve të rrezikshme, duke përfshirë dhe atë ku theu një nga këmbët e pasme në çarkun e gjuetarëve.
Studiuesi i Griffith University, Dr Alexander Braczkoëski, tha se Jacob “është si një mace me nëntë jetë”.
“Jam i sigurt se kemi të bëjmë me luanin më rezistent të Afrikës, ai është goditur me bri nga një buffalo, familja e tij është helmuar nga gjuetarët e jashtëligjshëm dhe ka humbur një këmbë në një incident me çark”, thotë studiuesi.
Braczkowski shton se fakti se Jacob dhe i vëllai Tibu kishin arritur të mbijetonin prej kujdesit në park, pas disa humbjeve si rezultat i gjuetisë ilegale.
“Popullata e luanëve po arrin raportin dy meshkuj për çdo femër prandaj besojmë se ata kaluan me vështirësi lumin Kazinga pasi janë në kërkim të femrave,” tha ai
Braczkowski shtonte se në grupin e studiuesve kishte regjizorë e komentatorë nga Uganda, nga Belgjika, nga Britania e SHBA.
“Konkurrenca për femra në park është e ashpër dhe disa orë më herët ata kishin humbur një dyluftim për një femër, prandaj vendosën që të ndërrmarrin notimin e rrezikshëm për të gjetur femra në anën tjetër të kanalit”, tha Braczkowski, sipas rrjetit The Guardian.
Top Channel