Video ekskluzive! U vra në burgun grek, momenti kur Alfons Doçi rrihet brutalisht nga shqiptarët dhe qëllohet me thikë. I pranishëm edhe Laert Haxhiu

10/07/2024 13:05

Pak ditë nga ekzekutimi i Alfons Docit në burgun Korridhalos, Top Channel publikon ekskluzivisht pamjet e ekzekutimit të tij.

Në pamje duket grupi i shqiptarëve që fillimisht kanë një përplasje fizike dhe në vazhdim Xhuliano Halili i ngul atij një thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Në grupin e të dënuarve që përplasen mes tyre ishte edhe Laert Haxhiu, i cili dy ditë më vonë u ekstradua me urgjencë në Shqipëri.

Autoritetet greke thonë se sherri mes të dënuarve nisi për shkak të temperaturave të larta dhe vapës së padurueshme në ambientet e burgut Korridhalos.

Ndaj Xhuliano Halilit u shtua edhe një tjetër akuzë për vrasje, këtë herë të Alfons Doçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA