I mituri mbeti i bllokuar në banesë në Vlorë, shpëtohet nga forcat zjarrfikëse 

10/07/2024 10:35

Zjarrfikësja e Vlorës ka marrë mëngjesin e kësaj të mërkure një telefonatë për një fëmijë, i cili ka mbetur i bllokuar në banesë.

Në momentin që po dilte me prindërit, fëmijës i është mbyllur dera dhe ka mbetur brenda banesës. Duke qenë derë e blinduar familjarët nuk kanë mundur ta hapin.

Ata kanë thirrur zjarrfikësen e cila ka shkuar në vendngjarje duke hapur derën në një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen 24 Maji në zonën e Colës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA