Cikalleshi drejt rikthimit në Shqipëri për të mbyllur karrierën? Kavajasi takon drejtuesit e Flamurtarit 25/12 00:54
Verë dhe Portokalle është ndalur në Elbasan për t’i ndezur edhe më tej temperaturat në një spektakël fantastik që mblodhi në qendër të qytetit dashuruesit e humorit.
Aktorët më të dashur të publikut performuan duke dhuruar dhe marrë emocione pafund.
Tashmë është bërë traditë që spektakli më i ndjekur i humorit çdo verë të vijë pranë publikut. Duket se këtë takim me publikun e presin me padurim, jo vetëm spektatorët, por edhe vetë aktorët të cilët nuk kursejnë batutat për asnjë çast.
Verë dhe Portokalle ka stacionin e radhës në qytetin e Librazhdit e më pas udhëton në Gramsh. Në këtë sezon veror ata do të jenë në pothuaj të gjitha qytetet shqiptare.
Top Channel