Nis sërish puna për shuarjen e zjarreve në Bashkinë e Dropullit, problematike situata edhe në fshatrat në Finiq
09/07/2024 09:05
Ka nisur sërish puna për shuarjen e flakëve në fshatrat e Bashkisë së Dropullit, të cilat vijojnë të jenë aktive prej ditësh.
Në terren ndodhen helikopterë, zjarrfikës dhe 30 efektivë të Forcave Të Armatosura.
Ndërkohë problematike paraqitet gjendja edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
“Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Top Channel