Duket se për çiftin Icardi-Wanda nuk do të ketë kurrë qetësi, teksa mendohet se krisje të reja po ndodhin në marrëdhënien e tyre.

Mediat në Argjentinë duket se janë tashmë të sigurta, duke thënë se modelja ka kërkuar sërish divorcin nga futbollisti i Galatasarayt.

Kjo nuk është hera e parë që të dy ata po kalojnë krisje në marrëdhënie. Në vitin 2021, ata u bënë pjesë e një skandali, me modelen China Suarez që tregoi se kishte kryer marrëdhënie me Icardin ndërkohë që ai ishte i martuar me Wandën.

Po ashtu, në vitin 2022, modelja kërkoi divorcin nga sulmuesi, duke marrë të pestë fëmijët e saj dhe duke u larguar drejt Argjentinës, ndërkohë që ai po bëhej gati për transferimin në Turqi, por gjërat morën një rrjedhë tjetër dhe ata u rikthyen sërish bashkë.

Ata kanë qenë së bashku prej 10 vitesh, me çiftin që ka dy fëmijë, teksa Wanda ka dhe tre të tjerë me ish-futbollistin Maxi Lopez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA