Milaim Zeka rrëfen takimin sekret të Kadaresë me drejtuesit e UÇK në Paris: I bindi të firmosin në 3 të mëngjesit marrëveshjen për…

09/07/2024 14:00

Analisti Milaim Zeka ka treguar për herë të parë prapaskenat e marrëveshjes së Rambujesë që çliroi Kosovën dhe rolin e Ismail Kadaresë në negociata.

I ftuar në rubrikën “Rrethi Katror” i Edi Manushit në Top Channel, Zeka tha se ka organizuar një takim mes shkrimtarit më të madh shqiptar dhe delegacionit të UÇK-së ku në fund Thaçi, Krasniqi dhe Ramë Buja u bindën të firmosnin.

Zeka: Duhet një vit të të tregoj se me çfarë guximi intelektual, Ismail Kadare ka mbrojtur çështjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Mjafton të them dy fakte. Letra publike e Kadaresë e botuar në gazetën Le Monde që ia drejton presidentit francez Zhak Shirak dhe për shkak të kësaj letre ai ndërpret pushimet pushimet vjetore dhe kthehet në Paris. E kuptoni se çfarë fuqie marramendëse ka pasur fjala e Ismail Kadaresë? E dyta, Ismail Kadare ka mbajtur një takim sekret me delegacionin e UÇK në Paris në orën 3 të natës në kohën e Rambujesë. Unë kam organizuar takimin dhe ka qenë në fakt Kadare ai që bindi Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Ramë Bujën që të firmosnin dhe doli të nesërmen me një letër publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA