I vuri zjarrin pyjeve në fshatin Frashtan të Dropullit, policia vë në pranga autorin. Zjarrfikësit ende në luftë me flakët 

09/07/2024 09:34

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan në Dropull. 

Bëhet fjalë për M. K., 39 vjeç, i identifikuar nga Policia e Gjirokastrës. Prej mesditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA