Gjykata rrëzoi gjysmën e neneve të miratuara nga PS për komisionet hetimore, Felaj: Ligji nuk është anti-kushtetues, u pranua që…

09/07/2024 23:11

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj reagoi për vendimin e gjykatës kushtetuese për komisionet hetimore parlamentare.

Në një koment në rrjetet sociale ajo thotë se: Një koment për “gjysma gjelët” e politikës që gjejnë fitore dhe aty ku ato nuk ekzistojnẽ. Së pari, ligji për komisionet hetimore nuk është gjetur antikushtetues , nëse kështu, do duhet të ishte shfuqizuar po sot! Dhe nuk kishte sesi, sa kohë që përshkrimi i objektit dhe i veprimit të komisioneve hetimore, i përmbahet mot à mot vendimeve të vetë kësaj gjykate në vite dhe sa kohë dhe vetë opozita pat propozuar të njëjtën gjë dhe asnjë germë më shumë!

Asnjë antikushtetueshmëri nga ana e Kuvendit në procedurën e shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve të propozuara në ligjin e komisioneve hetimore! Ligji garanton transparencën e punës së komisioneve hetimore, sikurse po shihet edhe me dy komisionet hetimore në veprim. Dyert e mbyllura nuk janë rregulli, por përjashtimi i nevojshëm ligjor dhe kjo është pranuar edhe nga Kushtetuesja, përndryshe i bie indirekt të rrëzoje edhe ligjin gjerman të komisioneve hetimore . Shkurt e qartë .. asgjë për t’u shënuar në këtë zheg vere nga një opozitë që e sheh shpëtimin edhe tek fija e kashtës.

Ky është reagimi i parë nga maxhoranca socialiste për vendimin e sotëm të gjykatës kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA