Neymar dhe Bruna Biancardi janë rikthyer zyrtarisht bashkë, 8 muaj pas ndarjes së tyre të bujshme.
Ata të dy janë fotografuar në një koncert në Sao Paulo, ku dukeshin më të dashuruar të kurrë, teksa i dhuronin puthje njëri-tjetrit.
Ata u ndanë në nëntor të vitit 2023, vetëm disa ditë përpara se Bruna të lindte vajzën e tyre, kjo për shkak të tradhtive të njëpasnjëshme të futbollistit me modele të ndryshme.
Së fundmi, është zbuluar dhe nga testi i ADN-së se Neymar është bërë baba për herë të tretë, pasi u konfirmua se vajza e modeles Amanda Kimberly është gjithashtu vajza e yllit brazilian.
Gjithsesi kjo gjë duket se nuk e ka penguar Bruna Biancardin që të rikthehet me Neymar, teksa duket se dashuria e tyre nuk është shuar kurrë.
Top Channel