BBC: Samiti i radhës i NATO-s ose do të fundosë ose do të shpëtojë kandidaturën e Biden (fotot)

09/07/2024 16:03

Dymbëdhjetë ditë pas debatit që mund të mbetet në kujtesë si më negativi në historinë e SHBA, presidenti po lufton për mbijetesë politike nën mbikëqyrjen e ngushtë, të brendshme e ndërkombëtare.

Samiti i kësaj jave i NATO-s në Uashington mund të jetë rruga e tij drejt shansit të fundit të shpëtimit ose e shfaqjes së fundit, shkruan rrjeti shtetëror britanik BBC.

Ditët e fundit Biden ka ngritur zërin kundër kritikëve të tij duke kërkuar që  të tjerë kandidatë demorkatë të bëjnë përpara për ta larguar nga vendi.

Ndërkohë ai premton se do te vijojë me fushatën pasi “nuk ka kohë për ndryshime idesh apo shfaqje frike.”

Biden do të presë liderët e aleancës ushtarake me tre ditë takime dhe evente publike, që do të kulminojnë me konferencat individuale të shtypit të enjten.

Megjithëse Biden është i aftë të marrëdhëniet ndërkombëtare, kjo nuk largon vëmendjen nga çështja e presidencës dhe paraqitjet e dobëta ndërkombëtare që kanë sjellë pasoja, shkruan BBC.

Një gabim i vogël mund të nisë trazirat demokrate që shuan shpresat e tij për të arritur në zgjedhje e nëntorit, ose do të shtojë zërat kritikë të evropianëve që shqetësohen për rikthimin e mundshëm të Donald Trump në pushtet, me ndryshimet tipike drastike të politikës së jashtme.

Sipas BBC, liderët evropianë shqetësohen për paqëndrueshmërinë e politikës së jashtme të Trump që ka distancuar disa aleanca ndërkombëtare me SHBA.

“Biden po hyn në këtë javë shumë i zvogëluar,” thotë analistja Kristine Berzina, e grupit German Marshall Fund Geostrategy North, teksa shton se “nuk e dimë nëse ai do të arrijë të dalë”.

Aleatët shpresojnë që gjatë samitit të shikojnë prova se performanca e tij qesharake në debat ishte një rast i veçuar dhe jo ‘normalja e re’.

“Është shqetësuese të kesh një aleat të ngushtë, të madh, që bën gabime”, thotë Berzina.

“Ata të gjithë shpresojnë që Biden të kalojë testin, por nëse ai nuk jep rezultat, do të krijojë dyshime për besueshmërinë e SHBA”, shton ajo.

Megjithë zhurmat në NATO për aftësitë e tij, Biden përballet me sfida edhe më serioze brenda SHBA kësaj jave.

Ai ka theksuar se zgjerimi NATO-s përballë “agresionit rus”, është një nga arritjet e tij më të mëdha.

Kjo e dallon atë nga lidershipi i Trump, si dhe nga demokratët që duan zëvendësimin e tij, dhe do të jetë shansi për t’ia treguar publikut amerikan.

“Kush do të jetë i aftë të mbajnë NATO-n të bashkuar siç kam bërë unë?” tha presidenti të premten në ABCNews, duke shtuar se samiti do të jetë një mundësi e mirë për të gjykuar aftësitë e tij.

Por kjo mund të mos jetë mjaftueshëm për politikanët, komentatorët dhe aktivistët e partisë që kërkojnë tërheqjen e tij.

Bill Scher, i rrjetit Washington Monthly shkroi së fundi në një editorial se Biden duhet t’i lërë vendin Kamala Harris.

“Është koha të zhdukim spekulimet që në filiz, por ata por harxhojnë shumë kohë dhe nuk ka një rrugë të qartë jashtë kësaj situate”.

Scher ka qenë mbështetës i vjetër i Biden por tashmë thotë se refuzimet e tij për të pranuar realitetin po kthehen në argumente kundër tij.

“E kuptoj se kur je në fund të jetës nuk performon aq mirë sa më parë, duhet të jetë e vështirë ta pranosh këtë,” tha Scher.

Sondazhet tregojnë se tre të katërtat e amerikanëve mendojnë se presidenti duhet të tërhiqet, por ai thotë se do të vijojë fushatën e tij, dhe se do presë konventën demorkate për të parë nëse është ende i emëruari i tyre.

Por lajmi i kësaj jave sipas BBC, është se NATO celebron 75 vjetorin dhe fokusohet në sfidat e radhës, dhe kjo narrativë do të përcaktojë dhe nëse Biden do të jetojë politikisht për të luftuar dhe një tjetër betejë./BBC/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA