Gazetari Ferdinand Dervishi foli në ‘Top Story’ për skemat mashtruese ku kanë rënë pre shumë qytetarë dhe rasti më i rëndë, ai Pal Trashaj që u vetëflijua para SPAK.
Dervishi tha se mashtrimi nis që me ofertat që ata bëjnë për të ‘joshur’ qytetarët që janë në nevojë, por ‘çmimi është shumë i lartë’.
“Kjo histori fillon që me ofertën që bëjnë këto institucione. Këto të ofrojnë ty, mund te jesh një nevojtar por nuk merr dot kredi të bankat e rregullta ose nuk plotëson kushtet. Këto thonë ne të japim dhe nuk duam t’ja dimë ça hallesh ke ti. Këta futen ne psikologjinë e të fortë, në çdo rast mund ti marr lekët. Këtu nis historia. Nuk bëjnë verifikim a i kthen dot lekët apo jo.
Kam një rast të afërmit të mi që ka marrë 2.1 mln lekë të vjetra, dhe pa dy vitesh merrnin 6.6. mln. Është e tmerrshme, e frikshme! Nga historia e Pal Trashaj, në momentin që e ka shlyer dhe kishte mbetur 47 mijë lekë të vjetra. Ata ia kishin kërkuar 4.5 mln lekë të vjetra, prej vitesh ua thoshte gazetarëve këtë histori por mua nuk ma ka thënë. Ideja e tij me një faturë 4.5 mln thua dale çfarë po ndodh me mua, këtu ti fillon të mos paguash.
Di dhe historinë që për një shumë të vogël, kanë bllokuar prona ku ishte edhe me bashkëpronar, të bllokosh edhe pronën e të tjerëve. Si ka mundësi që një bankë të bllokojë një pagë, minimumi jetik nuk mund të bllokohet”-u shpreh gazetari.
Top Channel