Si drejtori i shkollës artistike arriti të arratisej kur pikasi policinë, kaloi avllinë dhe…./ Top Channel zbardh dosjen, ranë në pranga 15 persona, tre ende në kërkim

08/07/2024 21:33

Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është një prej tre personave që nuk u arrestuan gjatë operacionit “Summer” një ditë më parë.

Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi shkruhet se: në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit, ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.

Drejtori dyshohet se shiste kokainë kundrejt parave në lagjen nr. 13 në Durrës.

“Konkretisht në datë 07.06.2024 ora 16.30 në rrugën dytësore të Plazhi, në lagjen 13 Plazh, Durrës shtetasit Dashamir Mehmetit i është blere 1 porcion e dyshuar lëndë narkotike kokainë e ambalazhuar në qese kundrejt vlerës 4000 lekë të reja”, shkruhet në dosje.

Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 15 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Sot Gjykata e Durrësit caktoi masat arrest në burg për 4 prej tyre, 7 u lanë në masën arrest shtëpie, kurse 4 detyrim paraqitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA