“Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjitik”/ E Ngarkuara me Punë e SHBA viziton Fushën e Gazit në Delvinë 25/03 17:47
Partia Socialiste ka zgjedhur kandidat me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 gusht, Vangjel Tavo-n.
Gjatë mëngjesit të sotëm gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raportoi se kandidatura më e volitshme e menduar nga PS ishte ajo e prefektit të qarkut Vlorë, i cili më pas u zgjodh me unanimitet të plotë.
Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan për Tavo-n.
Kryeministri Edi Rama në dy vizitat e fundit në Himarë dhe Dhërmi ka dhënë sinjale të forta mbështetje për zotin Tavo.
Ai u tha banorëve të këtyre zonave se “nëse e duan për punë kanë Vangjel Tavon. Ndërsa nëse duan sherr kanë Vangjel Dulen”.
Top Channel