
21/02 22:15
Kendall Jenner është dhe njëherë në qendër të vëmendjes pasi është rikthyer sërish në një lidhje me artistin e njohur latin, Bad Bunny.
Së fundmi, ajo zgjodhi të rikthente gjithashtu një foto të vjetër të saj, e bërë përpara dy vitesh, ku shfaqet totalisht nudo, teksa merr rreze dielli.
Modelja ndau fillimisht foton një javë pasi u njoftua për ndarjen e saj nga Devin Booker në verën e vitit 2022.
Kendall që atëherë ka vazhduar me reperin Bad Bunny, 30 vjeç. Ata u ndanë në dhjetor 2023 pas më pak se një viti lidhje, por rindezën romancën e tyre vetëm disa javë më vonë. Ata u kapën së bashku në natën e Vitit të Ri teksa ishin në një arratisje tropikale me miqtë.
Top Channel