“Shyqyr që erdhi kjo ditë, na shpëtoi’/ Përshtypjet e qytetarëve për tunelin e Llogorasë: As në Europë nuk kemi parë kështu

06/07/2024 08:29

Që prej ditës së djeshme është hapur Tuneli i Llogorasë , i cili do të shkurtojë distancën nga Dukati drejt Palasës në vetëm 7 minuta që deri dje bëhej për 30 minuta.

Në një video të ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama, qytetarët shprehen se ky tunel është shpëtim për ta pasi u kursen kohë.

“Tuneli më i mirë në gjithë Evropën. Kam shëtitur në të gjithë Evropën, por si ky tunel nuk kam pare”

“Shumë rrugë e mirë, me standarde. Jemi shumë të kënaqur për shkak se ne banojmë këtu dhe do e kemi më të lehtë”

 “Kjo ishte një ëndërr e bukur për ne shqiptarët. Një gjë fantastike. Një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë”.

 “Rruga shumë e bukur, shkurton kohën, shkurton distancën dhe është fantastike”.

“Shyqyr që erdhi kjo ditë, ta gëzojmë se kemi vuajtur gjithë jetën. Bravo Edi Rama”-u shprehën qytetarët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA