Reformisti, Masud Pezeshkiani, fiton zgjedhjet presidenciale në Iran/ Ndryshime në Republikën Islamike?!

06/07/2024 10:01

Reformisti i moderuar, Masud Pezeshkian, fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran, pasi mposhti në balotazh rivalin e tij konservator të vijës së ashpër, Saeed Jalili.

Pezeshkian, ish-kirurg zemre, siguroi 53.7 për qind të votave, ndërsa Jalili mori 44.3 për qind, sipas një njoftimi të zëdhënësit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Iranit.

Dalja në votime në këtë raund të dytë ishte 49.8 për qind, dukshëm më e lartë se pjesëmarrja e ulët rekorde prej 40 për qind në raundin e parë. Zgjedhjet u mbajtën pasi ish president ii Iranit Ebrahim Raisi, humbi jetën në muajin maj në një aksident me helikopter, ku vdiqën edhe disa zyrtarë të tjerë. Pezeshkian u shpreh në fjalimin e tij të parë pas fitores, se “ne do t’ua zgjasim të gjithëve dorën e miqësisë. Që të gjithë jemi njerëz të këtij vendi. Duhet ta përdorim gjithsecilin për përparimin e vendit tonë”.

Votimi i të premtes ishte caktuar të përfundonte në orën 18:00, por u shty tre herë, një herë deri në orën 20:00, pastaj deri në orën 22:00 dhe pastaj deri në mesnatë, sepse autoritetet synonin të nxisnin sa më shumë njerëz të shkonin për të votuar. Pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 2022 në paraburgim për mbajtjen e shamisë së kokës në mënyrë jo të duhur, e cila ngjalli trazira masive në vend, Pezeshkian i vuri në pikëpyetje metodat e Iranit për zbatimin e detyrueshëm të hixhabit.

Ai është shprehur gjithashtu në favor të bisedimeve me Perëndimin. Por pavarësisht kësaj, edhe pse i moderuar, ai mbështet parimet e republikës islamike dhe kishte pohuar se edhe nëse zgjidhej president, do të vazhdontë të ndiqte politikat e liderit suprem, ajatollahut Ali Khamenei.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA