Komentuesja e ndjekur e rrjetit YouTube, influencuesja e njohur në rrjet me emrin ‘Pretty Pastel Please’ ka vdekur në mënyrë të papritur dje duke shokuar ndjekësit e saj si dhe familjarët që e donin shumë.
Shkaku i vdekjes së 30-vjeçares Alexandra nuk është bërë publik por ndarja e saj nga jeta përshkruhej si “e papritur, e menjëhershme dhe shkatërrimtare për këdo që e njihte atë”.
“Ju japim sot një njoftim të rëndë, ju informojmë se Alex, e njohur për shumë si Pretty Pastel Please, ka ndërruar jetë,” thuhej në njoftimin e shoqëruar me imazhin e komentueses së njohur australiane, duke mbajtur papagallin e saj shtëpiak.
Postimi saj ishte komentuar nga 122,000 përdorues të Instagram ndërsa njoftimi tregtonte për natyrën e paparashikueshme të ngjarjes.
“Kjo ishte krejtësisht e papritur, një tronditje e madhe për ne dhe këdo që e njihte atë”.
E reja postonte rregullisht video të jetës së saj në rrjetin YouTube dhe faqe të tjera në internet, duke përfshirë foto të takimeve me miqtë e prindërit, apo të kujdesit për veten.
Një nga fansat e shokuar tha: “Kjo nuk është ajo që prisja sot nga Instagram. Prehu në paqe Alex. Ishte një lumturi të të ndiqja në rrjet këto vitet e fundit.”
Një tjetër shkruante: “Jam i trishtuar, zemërthyer. Mezi i prisja historitë e tua YouTube…ishte aq e veçantë dhe shpresoj më të mirën për familjarët e miqtë e tu që mbanë zi për humbjen”.
Blogerja e YouTube kishte folur për trazirat e shëndetit mendor duke thënë se kishte çrregullim të sjelljes kompulsive dhe thoshte se “karakteri saj i çiltër kishte lindur nga një vend shumë i errët në jetën e saj.”
Top Channel